Duke përdorur sasinë e mëdha të të dhënave gjeneruar brenda kufijve të Unionit, BE synon të nxisë një valë të re zhvillimesh në industritë si transportit dhe shëndeti.Evropa gati planin për tu ballafaquar me Silicon Valley

Evropa e di se ka ngelur pas SHBA dhe Kinës me teknologjitë të cilat dominuan dekadën e kaluar.

Ditën e Mërkure Bashkimi Evropian zbuloi planin për të krijuar një treg të vetëm të dhënash i cili do të ndihmojë kompanitë të konkurrojnë në inovacionet e dekadës së ardhshme për të adresuar fuqinë e gjigantëve si Facebook dhe Google.

Duke përdorur sasinë e mëdha të të dhënave gjeneruar brenda kufijve të Unionit, BE synon të nxisë një valë të re zhvillimesh në industritë si transportit dhe shëndeti.

Nga ana tjetër Evropa ka hetuar e gjobitur shumë kompani të mëdha si Google me 8.2 miliardë euro dhe po heton Facebook e Amazon. Një rregullore e re e privatësisë u implemtuan në 2018-ën dhe ka vendosur standarde të reja globale.

Lajmi vjen në një kohë kur Mark Zuckerberg vizitoi Evropën dhe kërkoi nga BE rregullimin e përmbajtjeve në internet. Po pyetja është se kush duhet të jetë përgjegjës për rregullimin e përmbajtjeve postuar në platformat online.

Facebook është kundër ligjeve që mbajnë përgjegjëse kompanitë për postimet e bëra nga përdoruesit duke e vendosur në një kurs përplasjeje me BE.

Lexo po ashtu:  Një jetëshkrim i shkurtë për gjigantin e letërsisë, Fyodor Dostoevsky!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *