PËRBUZJE

Ma vodhën ëndrrën

Përse vallë mua?

Ma vodhën buzëqeshjen

Sa mësova shkëlqimin e tij

Ma vodhën lumturinë

Kur babin ma morën

Tani vijnë dhe pyesin

Ku kanë gabuar?

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MJAFT

Mjaft mjerim

Mjaft lot

Vallë ata që shkuan

Paskan shkuar kot!

Mjaft, pashë Zotin

Na tmerruat

Mjaft!

Të lutemi pak, zemrës

Të mos hyjmë në hak

  • Edona Kelmendi – Biba, Pjesëza nga libri “Flas me dhimbjen”, kushtuar babit të vrarë e të djegur nga serbët në 1999 në masakrën e Qyshkut. Autorja ishte 13 vjecare kur botoj përmbledhjen e parë të poezive “Flas me dhembjen” / MekuliPress.com/
    Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Lexo po ashtu:  Epikuri: Mos tento të dukesh i mençur para të tjerëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *