Dita jonë fillon me kafenë e mëngjesit, e më pas secili nga ne vijon punët e përcaktuara për këtë ditë duke mos u kujtuar më për atë që mbetet në fundin e filxhanit. Por edhe llumi i kafesë, ajo çka mbetet në fund, mund të përdoret dhe ndikon pozitivisht në disa bimë apo në pastrimin e aromave të pakëndshme nga duart.

Pasi të lani filxhanin, lëngun merreni dhe hidheni në kopësht ku ju keni mbjellë karota. Do të shikoni se ato do të rriten më shpejt dhe më mirë. Llumi i kafes i përzier me ujë është i shkëlqyeshëm për ushqimin e herë pas hershëm të dheut të luleve.

Nëse objektet prej druri që keni në shtëpi janë dëmtuar, gërvishtuar apo iu është zbehur ngjyra fërkojeni me kafe dhe ngjyra do të kthehet. Por nëse dëshironi që mobiljet e drurit t’i bëni të shkëlqejnë, përzieni llumin me ujë, lyeni mobiljet dhe lëreni të veprojë disa çaste, pastaj fshijeni me leckë të pastër.

Lexo po ashtu:  Ngasja me “të kuqe”, këmba mbi freksion… 9 zakone të këqija që dëmtojnë makinën!

Nëse duart tuaja mbajnë një aromë të pakëndshme, mënyra më efektive për ta larguar këtë aromë nga duart është nëse i lani me kafe.

Aroma e fortë e kafes nuk i largon insektet, prandaj nëse nuk doni t’iu pickojnë përdorni pak kafe.

Mjafton që në të të vendosni një kupë me llum kafeje dhe ta lini të veprojë për gjatë gjithë natës në frigorifer dhe gjithë aroma e keqe e tij do të zhduket. Por nëse dëshironi që t’i jepni një aromë akoma edhe më të mirë frigoriferit tuaj atëherë llumit të kafesë shtojini pak vanilje apo ndonjë aromë tjetër që ju pëlqen.

Lëreni llumin e kafes në një enë dhe vendoseni në një pjesë të banesës në të cilën dëshironi t’i eliminoni aromat e pakëndshme, siç janë ato të frigoriferit.

Nëse enët ju janë bërë shumë të palara, llumi i kafes do t’jua zgjidhë problemin. Fërkojeni një enë të cilën dëshironi ta pastroni, por kujdes që ena të mos e thithë ngjyrën.

Lexo po ashtu:  lIrrituesit që mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj

Fërkojeni llumin kafesë në flokë para se t’i bëni me shampo dhe lërini të qëndrojë pak çaste më pas lajini me ujë. Biondinat këtë maskë nuk do të duhej ta bënin, mirëpo zonjat flokëgështenja pas trajtimit flokët do t’i kenë të shkëlqyeshme!

Përzieni në një tas llum kafeje të ngrohtë me një lugë vaji ulliri ose bajamesh apo edhe arrash. Ndërkaq, zonat e lyera me këtë “krem” mbështillini me një qese kuzhine dhe lërini ashtu për 5 minuta. Pasi ta keni hequr qesen, qetësohuni me një dush të ngrohtë. Përsëriteni këtë proces dy herë në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *