Një humbje e shëmtuar, ajo e marrë një ditë më parë nga Real Madrid. Formacioni i Zidane u dorëzua në fushën e Levante me rezultatin 1-0 në fund të një ndeshje të karakterizuar nga shumë polemika për vendimet arbitrale. Ka sulmuar hapur arbitrat, pas ndeshjes, kapiteni i Blanco Sergio Ramos, që ka shkuar fort me fjalët, duke rrezikuar edhe ndonjë dënim të mundshëm nga Liga.

Sipas asaj që bën të ditur AS, qendërmbrojtësi merengues është shprehur: “Nuk më pëlqen të flas për arbitrat, ashtu si kam thënë gjithnjë janë njerëz e mund të gabojnë. Por ndonjëherë, të fusin dyshimin e të bëjnë të mendosh: kriteri ndryshon sipas javëve. Dora ime në Superkupë, kundër Valencia, u sanksionua dhe ishte e pavullnetshme: me Leganes pati dy prekje të pavullnetshme që nuk u sanksionuan. Arbitrat, dikur, ishin më të respektueshëm, tani është e pamundur të flasësh me ta: kapitenët janë aty për ti ndihmuar. Ka shumë arrogancë. Në fund të ndeshjes pyeta arbitrin e ndeshjes nëse kishte probleme personale me mua. Disa vendime ishin të përcaktuara që më parë”.

Lexo po ashtu:  Maradona simbol edhe në luftën kundër Koronavirus: statuja me maskë për të sensibilizuar argjentinasit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *