I dashur ishi im, për një kohë të gjatë kam mbajtur dhimbje në zemrën, por tani e di se duhet të të falënderoj për gjithçka që më ke bërë të kaloj, sepse ishte falë teje që kam qenë në gjendje të zbuloj një anë shumë më të mirë të jetës.

Kështu që tani po shkruaj këtë letër falënderimi:

I dashur ish,

faleminderit që e ke bërë jetën time të mjerueshme për një farë kohe; më ndihmove të kuptoj që unë meritoj më të mirën. Faleminderit që më bëre zgjedhjen e dytë, sepse tani e kuptoj që duhet të përfshihem vetëm me dikë që di të më vlerësojë si e meritoj.

Faleminderit për të gjitha mesazhet pa përgjigje dhe për netët pa gjumë, sepse nuk dija se ku ishe. Ishte një kohë e vështirë, por tani e di që kur ka besim në një lidhje, gënjeshtrat nuk janë të nevojshme.

Faleminderit që më ke shantazhuar emocionalisht dhe më ke bërë të zgjedh midis teje dhe jetës sime. Sot e di që gjithmonë duhet të jem përparësia ime, sepse të tjerët ikin, unë vetë gjithmonë do të qëndroj në shoqërinë time.

Lexo po ashtu:  Gjinekologia shqiptare shpallet mjekja më e mirë në Slloveni

Faleminderit për fjalët e vrazhda dhe mungesën e dashurisë, sot e di se nuk mund të lejoj askënd në jetën time të qëndrojë pranë meje, nëse ai nuk më trajton me respekt dhe vëmendje.

I dashur ish, kam kaluar shumë momente të vështira pranë teje, nga të cilat mendova se nuk do të shërohem kurrë, por e gjithë kjo dhimbje hapi derën për një zbulim të veçantë, më solli një forcë që nuk e dija se kisha.

Sot jam një grua e re, më e vetëdijshme për veten dhe vlerën time. Kjo vetëdije vjen nga një pozitë me shumë dhimbje, por më bën edhe më të fortë. Unë kurrë nuk do ta lejoj veten të përballem me të njëjtat situata, sepse tani e di se kë duhet të mbaj pranë.

Kështu që, faleminderit shumë për gjithçka që më bëre të kaloj, ishe ti që më hape sytë për faktin se unë meritoj të jem vërtet e dashur. Tani e di saktësisht se çfarë të kërkoj dhe ku të mos kthehem kurrë.

Lexo po ashtu:  Dua Lipa zyrtarisht shqiptare, mediat e huaja jehonë lajmit

I dashur ish, faleminderit që më hape sytë, ke transformuar mënyrën se si unë shoh marrëdhëniet dhe më ke bërë një femër shumë më të mirë.

Ekziston një arsye për gjithçka në jetë, dhe unë e di arsyen që ti erdhe në jetën time. Ishte për të më mësuar, se një burrë nuk do të përcaktojë kurrë vlerën time. / meb.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *