Analisti politik, Blerim Latifi, ka reaguar pas thirrjes së vëllaut të Haki Imerit, Faik Imeri, që bëri në emisionin Pressing në T7 ku tregoi se po punohet për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës.

Sipas Latifit, nga kjo telefonatë u mësua diçka që nuk është ditur më herët.

“Mësuam që është një grup i organizuar sistematikisht, i afërt me LDK’në, që po punon me Gjykatën Speciale”, ka thënë Latifi.

“Për mua kjo është e padëgjuar më parë. Ka pasur akuza nga njerëz që kanë luftuar se LDK po bashkëpunon me Specialen. Ky nuk foli me emrin e vet personal por është një grup që ky e shpalli dhe është një dimension tjetër i rrezikshëm pasi që mund të shkaktoj pasoja politike. Se tha ne, grupi i LDK’së. Besoj që kuptohet. Kjo është risia që na konfirmoi sonte. Më duket një zhvillim që do të sjellë reagime ditëve në vijim. LDK i ka përdorur këto vrasje për elektorat politik”, shtoi ai.

“Nuk pranoj këtë definicionin vrasje politike. Si përcaktohet kjo. Është një term i rrezikshëm. Nuk mund të themi për asnjë vrasje se është politike pa bazë. Nuk kemi asnjë proces të vetëm që përfshin këtë kategori”, tha Latifi.

Lexo po ashtu:  10 këshilla të mira për të ndaluar grindjet e vëllezërve dhe motrave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *