Sofia Prana, e famshme në Youtube, ka shkaktuar shumë debat pasi deklaroi se ajo nuk kishte pirë ujë që para një vit si pjesë të një dietë të re.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në një video për dietën e saj Prana tha: “ Unë nuk pi ujë. Nuk kam ujë në shtëpi. Nuk e di se kur ishte hera e fundit që bleva një shishe ujë.” Ajo thotë se ha shumë fruta për të qënë e hidratuar dhe se ata përmbajnë ‘ujë të gjallë’.
Ajo shpjegon: “ Muskujt konsistojnë në 99% molekula uji, por ai në ta nuk është ujë i zakonshëm, por ka përbërje tjetër.” “Ky ujë, H3O2, është më alkalin dhe ka një ngarkesë negative dhe të jep energji. Prandaj unë e marr ujin nga frutat, perimet dhe arra e kokosit.”

Prana thotë që ajo nuk ndihet më e etur dhe lëkura e saj shkëlqen. Por ekspertët thonë se ky trend është i rrezikshëm dhe aspak i shëndetshëm.




