Gëzim i nderuar,
lexova debatin midis  I. Kelmendit dhe Shenasi Rames
Ngjashëm ka debatuar dikur Fan Noli me Mit’hat Frasherin, ku Mit’hati ka pas të njëjten ide si Shenasi Rama.
Besoj se ia vlen te futet ky shkrim mes tyre.

Me nderime,
Dilaver Goxhaj

 

Fan Noli kundër Mit’hat Frashërit (Lumo Skëndos)
Nga Dilaver Goxhaj

Në fillim të shtatorit të vitit 1908 në Selanik u bë një mbledhje e organizuar e drejtuar nga Mitlhat Frashëri për miratimin e statuteve të klubeve kombëtare shqiptare, se këto nuk duhej të merreshin me veprimtari politike, por vetëm kulturore. Fan Noli iu sul me gjithë furinë që e dallonte këtij qëndrimi proxhonturk, sidomos kundër gazetës “Liria” që e drejtonte Mit’hat Frashëri, një nga elementët më proxhonturq më aktivë dhe me influencë në atë kohë në disa rrethe patriotike.

Qëllimi kryesor i gazetës “Liria” ishte t’ia nënshtronte Lëvizjen Kombëtare Shqiptare ndikimit të turqve të rinj. Në propagandën e saj gazeta “Liria” shkoi aq larg sa në një artikull të saj pohonte se arsyeja e më të fortit është gjithnjë më e mira. Sikundër e dimë, këtë bindje Mit’hat Frashëri e tregoi edhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare duke u vënë në krye të Organizatës tardhëtare “Balli Kombëtar”. Po japim shkrimin polemist të Fan Nolit kundër kësaj teorie dhe propaganda nënshtruese të Mit’hat Frashërit, me të cilën ai kërkonte t’I bindte që të mos bënin kryengritje kundër Turqisë.

Lexo po ashtu:  Serbia që nuk ndryshoj kurrë/ 1913 – “Pas masakrimit serbët pinin verë dhe këndonin. Gratë shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla - Shtatzënave u çahej barku dhe ..."

Këtë shkrim Fan Noli e ka botuar në nr.3 të gazetës “Dielli”, 12 mars 1909, nënshkruar me pseudonimin Protagora:

I dashur zot,
Këndova ne nr.2 i gazetës suaj së ndershme një letër të hapur, të nënshkruar prej zotit Lumo Skëndo.
Në këtë letër ky zotëni na rrëfen ligjën e natyrës pas së cilës pishku i math ha të voglin, ose që ta thomi frëngjisht “la raison du plus fort esttoujours la mailleure”, domethënë arsyeja e më të fortit është gjithnjë më e mira,. Prandaj përpiqet të provojë se pas këtij kanuni të natyrës zhonturqit, a grekët, s’kanë nonjë faj kur përpiqen të na gëlltitin me çfarëdo mënyre, dhe ne s’kemi asnjë të drejtë t’i shajmë, se nuk jemi të zotë t’i hedhim poshtë ligjet e natyrës!

Po neve ky kanun nuk na bint dhe duke rrëmihur kanunet e natyurës, gjejmë dhe ca kanune të cilat duhet të përdorë pishku i vogël: Kanunu i Mprojtjes. Ky kanun vihet në punë me tri mënyra: 1) Pishku i vogël duhet të mprohet vetë dhe të ikë nga gojë e pishkut të math si të mundë. 2) I vëllai i peshkut të vogël duhet të këshillonjë të mos bënjë miqësi me pishq të mëdhenj as të hynjë nëpër klubet e pishqve të mëdhenj. 3) Qeveria e pishqve, të cilët quhen njerës, ka vënë ca kanune të cilat e ndalojnë pishkun e math të hajë pishkun e vogël kudo që ta gjejë.

Lexo po ashtu:  Papa Kristo Negovani, dëshmori i gjuhës shqipe, kleriku i shquar i çështjes kombëtare

Ka dhe të tjerë pishq më të vegjël që mprohen kundër pishqesh më të mëdhenj dhe munt t’i marrim për shembëll: ermenët, bullgarët e Maqedonisë, vllehtë (rumunët), irlandezët, polonezët dhe finlandezët. Asnjë nga këta s’thonë që duhet t’i binden kanunit të natyrës, po mprohen e mprohen e mprohen. Dhe veç këtyre ka edhe gjykatore më të larta që vë re thirrjet dhe të drejtat e pishqve të vegjël: Bota e Qytetëruar e Evropës.

Kështu flet logjika e një pishku të vogël që rron në mes të pishqve të mëdhenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *