Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, ka anuluar mbledhjen që e kishte paraparë ta mbante sot me ministrat

Mes dy partnerëve të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar mospajtimet dhe problemet e para.

Është taksa, problemi kryesor që ka lindur tani mes dy partive të koalicionit, për shkak të saj është anuluar mbledhja e qeverisë, ku pritet që nesër nga ora 12:00 të mbahet dhe të bëjnë shqyrtimin e heqjes së taksës dhe vendosjes së saj me reciprocitet ndaj Serbisë

LVV është që të vendoset reciprocitet në vend të taksës duke mos i dëgjuar kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkaq LDK’ja ka vendosur që të hiqen të gjitha barrierat dhe masat ndaj Serbisë dhe të respektohen kërkesat nga Amerika.

Kujtojmë se qëndrim i kryeministrit Albin Kurtit është në kundërshtim të plotë me kërkesat e Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, por në interes të kombit shqiptar.

Grenell ka qartësuar dhe kërkuar që të hiqet taksa pa u vendosur reciprociteti. Heqjen e taksës e ka kërkuar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, pas një takimi që dje ka pasur me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Malazez Krivokapiq ofendon shqiptarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *