Milaim Zeka ka reaguar ashpër pas deklaratave të ambasadorit gjerman në Kosovë Christian Heldt i cili tha se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë nuk ishte shtet-dhuratë vetëm për disa persona.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Zeka ka thënë se ambasadori Heldt para se të kritikojë Kosovën për krim të organizuar dhe korrupsion, duhet ta rikujtojë faktin se EULEX si i paguar me paratë e taksapaguesve evropianë, ka qenë organizata më kriminale dhe më e korruptuar, brenda të cilës ka pasur shumë punonjës me nënshtetësi gjermane, transmeton Periskopi. Zeka ka thënë se mos të ishin UÇK-ja, ShBA-të e Anglia, Evropa nuk do ta bombardonte Serbinë as për 2 mijë vjet.
Reagimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

Dy fjale per ambasadorin gjerman
Ambasadori gjerman, me rastin e 21 vjetorit te çlirimit te Kosoves, ka kritikuar shtetin e Kosoves per “korrupcion dhe krim te organizuar”!
Nuk po du me hy tek analiza se si erdhi deri tek bombardimet, por dua te theksoje se po te mos ndodhte heroizmi i Prekazit, UÇK-ja, SHBA dhe Anglia, per byrokratet e Evropes te asaje kohe, edhe 2000 vite nuk ishte bombardu Serbia.
Zotri Ambasador fol pak per fajet dhe krimet e perendimit karshi Ballkanit. Permene pak Stebrenicen, Sarajeven, Kroacine, etj. Ushtaret holandez ishin ne Srebrenice.
Po e lem luften, e po te kujtoje diçka qe mbase nuk deshiron ta kujtosh. Kane qene shume gjerman ne UNMIK dhe Eulex, qe kane qene pjese e krimit te organizuar ne Kosove. Ka qene nje gjerman me emrin Jo Trashler, ish drejtor i KEK-ut, qe vetem me nje rast i ka vjedhur 5 milion euro, dhe i ka deponuar me nje banke ne Spanje. Ky eshte vetem nje rast, mundem me t’i permend edhe shume te tjera.
Bani mire ta pranoni nje fakt tragjik: Eulexi, i paguar me parate e taksapagueseve evropian, ka qene njera nga organizatate me kriminale dhe me te korruptuara…!!!




