Për 3 vitet e fundit, Toka mund të ketë pasur një “mini-hënë” që rrotullohet rreth saj, sipas astronomëve që kanë parë trupin qiellor të rrotullohet në planet.

Ky trup qiellor, i cili mendohet të jetë në madhësinë e një makine, është vërejtur me 15 shkurt, e ka të ngjarë të jetë një asteroid “i kapur” nga graviteti i Tokës. Sateliti u monitorua nga projekti i vëzhgimit Catalina Sky Survey – projekt ky, i financuar nga NASA.

“Lajm i madh! Toka ka kapur një tjetër objekt rishtazi, ndoshta një mini-hënë të quajtur 2020 CD3, e cila mund të jetë një asteroid i llojit C (karbonik, shumë i errët)” shkruajti në profilin e vet në Twitter Kacper Wierzchos, pjesë e ekipit të survejimit.

Çfarë është një “mini-hënë”?

Një “mini-hënë” është një asteroid që kapet nga graviteti i Tokës. Përshkon një orbitë të çuditshme për shkak të tërheqjes së trefishtë gravitacionale të Tokës, Hënës dhe Diellit. Pas një periudhe të shkurtër në këtë orbitë të ndërlikuar, tërheqja gravitacionale mund ta rikthejë prapë në orbitën e Diellit.

Lexo po ashtu:  Perla filozofike nga Leo Tolstoy

Ky asteroid i vërejtur këtë muaj do të vetëm i dyti deri më tani, i njohur për t’u rrotulluar drejt Tokës, pas një “mini-hëne” të zbuluar në vitin 2006, të quajtur RH120. Nga ana tjetër, 2020 CD3 ka të ngjarë të largohet nga orbita e Tokës në prill, sipas Grigori Fedorets, studiues në Universitetin e Queen’s në Belfast, për revistën New Scientist. /euronews/

Jenida Vladi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *