Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se roli i SHBA-ve në Kosovë është i pazëvendësueshëm.
Mbi këtë është shprehur se do të jetë bashkëpunues dhe do t’i dëgjojë kërkesat e tërë faktorit ndërkombëtar me vëmendje. Por sipas tij ai është përfaqësues i qytetarëve të Kosovës dhe në fund do t’i mbrojë interesat e tyre.
Derisa ka shpjeguar planin e tij për largimin e taksës 100 përqind ndaj Serbisë, Kurti ka thënë se kjo ide nuk ishte e re për aleatët ndërkombëtar të Kosovës.
“Kjo nuk është një ide e re për aleatët tanë. Kjo nuk është një befasi për partnerët tanë ndërkombëtar. Në takimet e shumta që kam pasur me ta, nuk mund të them me secilin. Por një pjese të mirë të tyre iu kam shpalosur idenë e reciprocitetit në mënyrë të hollësishme, e po ashtu heqjen e tarifës për lëndën e parë”.
“Unë dëgjojmë vëmendje kërkesat e faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar. Jam shumë i durueshëm dhe shumë bashkëpunues. Por në fund të fundit unë jam kryeministër i Kosovës. Jam i thirrur të mbrojë interesat e qytetarëve dhe shtetit”, deklaroi Kurti.