Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës”, “Infrakos”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ministrja, Rozeta Hajdari ka thënë se rekomandimi është marrë për shkak të shkeljeve të detyrave.

Në këtë rast, sipas Hajdarit shkelja ka të bëj me dështimin e marrjes së masave ndaj kryeshefit të “Infrakos-it” i cili është akuzuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas Hajdarit, hetimi që kryen bordi është i ndarë nga prokuroria, dhe i njëjti është dashur të marrë masa ndaj Agron Thaqit.

Në këtë kuadër, ajo ka përmendur ligjin, i cili lejon pezullimin e kryeshefit në rast se ndaj tij zhvillohet procedurë penale.

.

Gjithashtu në këtë mbledhje, qeveria e Kosovës ka ndarë 200.000 euro për Shqipërinë, për tërmetin e nëntorit.

***

Në mbledhjen e katër të Qverisë së Kosovës që do të mbahet sot do të shqyrtohen 9 pika.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lexo po ashtu:  Zbardhet marrëveshja e autostradës, Serbia përfaqësohet si Republikë e Kosova si ministri

Pastaj në mbledhje do t’i kenë dy kërkesa ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *