Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ju ka thënë gazetarëve në kufirin e Turqisë me Sirinë, ku gjendet se përkundër koordinimit me Rusinë dhe dijeninë e tyre për lokacionin e ushtarëve turq. Ai shtoi se kishin tërhequr vërejtjen pas sulmit të parë, sulmet vazhduan dhe fatkeqësisht ata kishin shënjestruar edhe civil dhe ambulanca.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Turqia dhe Rusia kanë një marrëveshje të arritur në vitin 2018 sipas së cilës ushtria turke gjendet në atë rajon për të mbrojtur civilët dhe sipas cilës agresionit ndalohen në atë rajon.

Rusia si aleate e regjimit sirian të Assad ndan informacion me ta për të u koordinuar.

Ministri turk i mbrojtjes Akar shtoi se nuk kishte prani të grupeve tjera të armatosura përreth njësive të ushtrisë turke, theksoi ai.

Lexo po ashtu:  𝐍𝐨𝐫𝐯𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚 𝐚𝐥𝐚𝐫𝐦𝐨𝐡𝐞𝐭: 𝐏𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐞𝐧𝐭𝐞

Si kundërpërgjigje, më shumë se 200 caqe të ushtrisë së Assad janë goditur nga ajri dhe toka tha Akar dhe vazhdoi:

“Forcat turke kanë shkatërruar 5 helikopterë të regjimit sirian. 23 tanke, 10 automjete të blinduara, 23 topa Howitzer, 5 kamionë me municion, dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore SA-17 dhe SA-22 si dhe tre depo municioni, dy depo pajisjesh dhe 309 trupa të regjimit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *