Shpagimi dhe hakmarrja e Turqisë për vrasjen ka nisur që të enjten kur forcat turke në Siri kanë sulmuar me të gjithë potencialin ushtarak të tyre, e si ishte raportuar ushtria turke kishte vrarë 309 trupa siriane deri të premten e kishte shkatërruar edhe dy sisteme kundërajrore të regjimit sirian.

Sistemi i mbrojtjes kundër ajrore, prodhim rus shihet duke u goditur nga predha e lëshuar nga droni i Forcave Ajrore të Turqisë njofton EHA News që shkruan se në atë moment kishte të aktivizuar radarin.

Pas vrasjes së 33 ushtarëve turq dhe plagosjes së 36 të tjerëve  në vendbanimin Behan në rajonin e Idlib në veriperëndim të Sirisë nga sulmet ajrore të regjimit të Assad, ministri i mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar nga kufiri i dy shteteve kishte njoftuar se kanë sulmuar caqe të ushtrisë së Assad dhe kanë shkatërruar e dëmtuar rëndë aleatin rus me 28 shkurt.

“Forcat turke kanë shkatërruar 5 helikopterë të regjimit sirian. 23 tanke, 10 automjete të blinduara, 23 topa Howitzer, 5 kamionë me municion, dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore SA-17 dhe SA-22 si dhe tre depo municioni, dy depo pajisjesh dhe 309 trupa të regjimit”.

Lexo po ashtu:  ‘Të armatosur dhe shumë të rrezikshëm’: Sulmuesit e Vjenës janë të lirë, thotë ministri austriak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *