Legjenda e Unitedit tregon pse dështoi Januzaj në Old Trafford

Legjenda e Manchester Unitedit që ka punuar edhe me ekipin e të rinjve të klubit, Nicky Butt, ka thënë se Adnan Januzaj do të mundë të ishte bërë superyll botëror në Old Trafford, por s’e arriti këtë për shkak të mentalitetit të tij.

Skuadra aktuale e Manchester Unitedit përbëhet nga shumë lojtarë të rinj të talentuar, me Mason Greenwoodin që po e merr vëmendjen nga të tjerët pasi që ka arritur të garojë me lojtarët e ekipit të parë për një pozitë në repartin e sulmit, përkundër moshës së tij.

Manchester Unitedi e ka traditë t’iu japë mundësi lojtarëve të akademisë, por përderisa disa arrijnë suksese të mëdha, disa të tjerë s’e arrijnë potencialin e vet. Ndër këta të fundit është pikërisht edhe përfaqësuesi belg me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj.

Januzaj iu bashkua Djajve të Kuq në vitin 2011, ndërsa kaloi te ekipi i parë në vitin 2013. Ai ishte në stol për ndeshjen e fundit të Sir Alex Fergusonit para pensionimit, ndërsa debutoi kur David Moyes e mori drejtimin e skuadrës.

Lexo po ashtu:  Bayern kampion për herë të 30: Lewandowski lëshohet drejt Këpucës së Artë

Nën Moyes, Januzaj arriti ta fitojë dashurinë e tifozëve dhe një vend në formacionin e parë, megjithatë kur erdhi Louis Van Gaal ai luajti më pak dhe pasi kaloi në Dortmund dhe Moyes në huazim, u transferua përfundimisht në Real Sociedad.

“Unë mendoj se Adnani do të duhej të kishte qenë një superyll botëror. E mbaj mend që pata folur me Steve Bruce në një zyrë para një ndeshjeje kundër Hull Cityt gjatë kohës kur Ryan Giggs e mori detyrën e trajnerit. I thashë Steve-t: “Adnani është po aq i mirë sa ai” dhe bëri gisht drejt Ryanit. Ai më tha që s’ka mundësi, por pas ndeshjes e pranoi që Adnani ishte top, top lojtar”, ka thënë Butt.

“Pastaj ishte një zhgënjim i madh. Ai ka vazhduar dhe e ka bërë një karrierë, kështu që është e vështirë ta them. Por, mendoj se mund të ishte bërë superyll nëse do ta kishte pasur mentalitetin e Ryanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *