Rreth katër milionë njerëz janë të lindur në ditën e fundit të shkurtit. Kjo është e barabartë me rreth 0,0686% e popullsisë së tokës. Zakonisht ata festojnë ditëlindjen e tyre një ditë më parë ose një ditë pas, pra më 28 shkurt apo më 1 mars. Specialistët kanë llogaritur se shanset për të lindur në vitin e brishtë janë përafërsisht 1 në 1.500. Shumë besojnë se njerëzit e lindur në një vit të brishtë janë të zgjedhur, të lumtur, të ndryshëm nga pjesa tjetër. Zakonisht për ata thonë se bartin një intuitë të fortë dhe një talent të mprehtë.

Dëgjohen dhe parashikime të kun dërta – të gjithë ata që kanë lindur këtë datë janë me fat të k eq. Shpesh, shumë prindër dëshirojnë të regjistrojnë datën e lindjes së fëmijës së tyre një ditë më parë ose një ditë më vonë. Në Librin e Ginesit mund të gjeni historinë e familjes norvegjez, e lidhur në mënyrë të veçantë me këtë datë. Tre nga fëmijët e tyre kanë lindur më 29 shkurt të viteve të ndryshme. Në 29 shkurt kanë lindur Mel Gibson, Sandra Bullock, Christina Aguilera, Scarlett Johansson, kompozitori Xhakomo Rosini, aktori James Mitchell, aktori bullgar Hristo Çeshmedzhiev. Duke qenë i lindur më 29 shkurt është një bekim i veçantë, parashikojnë numerologët. Dhe arsyeja është se kjo është dita e vetme e vitit përtej kohës dhe hapësirës. Ata që kanë lindur në këtë datë janë karakterizuar gjithmonë nga një prirje jashtëzakonisht e lartë për krijimtarinë dhe artin. Ata u bënë aktorë idealë, shkrimtarë, muzikantë.

Lexo po ashtu:  Intervista e pistë/ Mesazhet propagandistike që Putin i dërgoi botës për luftën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *