Valbonë Bajrami /Huazuar nga Facebooku/

A i keni hetu titistat ose pasardhesit e tyne – as nuk folin, as nuk dhajne mendime pro ose kunder, po zat e zaman pareli te mdhej jane kane. Edhe sot fmite e tyne jane me nje bazament te trashegum qe jo rralle krekosen per nivele shkollimi e lluks jete qe bajne jashte vendi. Pse jo, jeten nga e para nuk kane pase me ndertu. Jo pse ata duhet te mbajne pergjegjesi per veprime te prindve, por sepse jane trashegues pronash dhe reflektojne qetesi sepse jane rrite me benefite socio-ekonomike te nalta. E sociologjia e pranon; ma shume reflekton ne mase statusi i lindur (qysh je rrite e socializu) se statusi i fitum (qysh je shkollu dhe punon sot).

Kategorise se dyte (flas vec per Kosoven), enveristave, ja u degjon tek tuk zanin me ankesa sepse ne ish-Jugosllavi ka qene krim me dashte Enverin. Sikurse sot qe ne shumice te popullit kritikohet ajo periudhe. Ne konatacion kohe, kategoria e dyte arsyetohet, per mendim tem, sepse aso kohe idealizimi ma i madh ka qene me u bashku me Shqipnine, e me pretendu dicka te tille, automatikisht je kane enverist. Andaj nje hatermbetje e shqiptareve te Shqipnise (sot kane te drejte sepse nuk asht njerezore me ju preke ne plage) qe u kriju diteve te fundit per shkak se disa kane shprehe ngushellime per vdekjen e Nexhmies, po me doket qe nuk asht kah kuptohet nga te dy palet. Per dicka qe nuk e kemi perjetu, skemi pse ju flasim ose moralizojme te tjereve – vetem ne raste ku sot politika shqiptare kqyre me demonizu cdo gja te kohes se enveriste; si ta zame me fajsu per izolim kur je kane e rrethume me armiq, me fajsu per tragjedine e Tivarit, ku pergjegjes ka qene Rankovici, jo Enveri, apo me ja hanger hakun e kultivimit te arsimit ne Shqipni. Nuk e di sa jane ne dijeni Shqipnia qe packa se ne ish-Jugosllavi ke mujte me levize lirshem, shqiptareve te Kosoves indirekt na asht mare ajo e drejte, sepse na kane lane njerez te gjymte perballe popujve te tjere te ish Jugosllavise, analfabet e punetor krahu. Ndermarja “Ramiz Sadiku” aso kohe ka qene ndertuesja e ish-Jugosllavise. Shihni arkitekturen e Beogradit ne kohe te Tites – e gjitha asht e ndertuar me shpatulla te shqiptareve te Kosoves. Shihni te gjitha metropolet e ish-Jugosllavise, sot vende turistike me name – te gjitha jane ndertu me djerse te shqiptareve te Kosoves. Arsyetimi I asaj kohe ka qene: ju nuk jeni shkollu, andaj jetoni te lumtur qe te pakten keni nje pune. Mos te hyjme ne detaje qe ta zame ne nje mledhje institucionale, 20 shqiptar kane fole serbisht per nje serb, e barierra te tjera kur asht kundershtu ai sistem. Me kundershtu sistemin Jugosllav, ka nenkuptu qe e do bashkim me Shqipni. Me dashte Shqipnine, automatikisht e ke dashte Enverin. Asht nji thanje qe e dijme te gjithe: “me dashte Enverin ne Kosove ke hanger burg/mos me dashte Enverin ne Shqipni ke hanger burg.”

Lexo po ashtu:  E kundërta diametrale e prostitutave politike është Albin Kurti

Ne te dy anet e Shqipnise, askush ska kerku falje qe kane qene argat te sistemeve; as Isa Mustafet qe ende jane ne qeverisje, as Ismail Kadarete, qe ju kane thure lavdi periudhes komuniste – te dy kategorite sot jane pjese e jetes publike, biles gezojne respekt nga nje mase e konsiderushme, na pelqej disave ose jo. E fatmjerisht vazhdon masa me u perça per veprime te dy sistemeve qe nuk kane qene doras fare.

Vdekja e Nexhmies, nxorri epitete te permbrendesume hatermbetje ne te dy anet e kufinit: “shkerdhata kosovar ju se dini se çfare ka qene sistemi enverist; rrebela te Shqipnise ju se dini se cfare ka qene sistemi titist” – nji lloj insistimi me mare trofe te hjekave, e qe ne te dy anet kena hjeke ne menyre te ndyshme. Edhe vazhdoni me hjeke. Tashti konsideroj per mend sepse asht marre me u perça per veprime te ishsistemeve qe nuk keni qene doras vete.

Tu i lexu regimet e ndryshme sot, mu kujtu nje profesor i jemi i historise, me origjine polake, i cili me ka pase thanë: “Bashkimi i trojeve shqiptare nuk ndodhe sepse ju shqiptaret jentoni ne histori. Nuk kqyrni me i rregullu defektet e sotme te qeverive je juaja qe jetojne servil karshi vendeve te fuqishme, andaj nuk i leni kohe vetes me ndertu te tashmen ne menyre qe bashkimi te vije natyrshem. Kur baheni shtete te forta, dhe nuk lejoni qe e kaluara me pase efekt ne te tashmen, keni me u bashku… Ti nuk do ta perjetosh bashkimin. Pasardhesit tu, mbase. Asht pikepytje e madhe.” – fort jam pase hatrue, biles me asi bindjesh medioker, hajt se sllav muti edhe ky, polak, cka di ky. Sot me ra krese dhe e deshifrova qe paska pase te drejte.

Lexo po ashtu:  Jo, Kosova nuk është një precedent për Nagorno-Karabakun

Megjithate, mos te keqkuptohem, une e due jashtezakonisht fort bashkimin me Shqipni, packa se bien nganjehere disa raste konflikti e dhemshunisht i druhem realitetit se a do te ndodhe ndonje here. Nji e di sigurte, jemi popull me trauma te tmerrshme qe asnjehre askush nuk ka dhane llogari per tmerrin qe na asht shkaktu nder shekuj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *