Kryeministri Albin Kurti e shtyen karrocën e deputetit të LDK-së

Sot po shënohet Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës me moton “Mos ma kufizo lëvizjen”.

Prej orës 12:45, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë u panë shumë përdorues karroce me sllogane të ndryshme në duar, dhe të cilat sot u shoqëruan edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, znj.Vjosa Osmani.

Kurti madje shihet derisa detyrohet të zhvesh pallton e tij për të veshur maicën që kërkohej nga organizatori për të rritur vetëdijen mbi padrejtësitë që përjeton ky grup njerëzish.

“Shënimi i kësaj dite realizohet në vazhdën e aktiviteteve të shumta ndërgjegjësuese të organizuara nga Handikos, në përpjekje të përmbushjes së të drejtave njerëzore.” – shkruar nga ky grup.

Pjesëmarrës në ngjarje duket edhe deputeti i parë me karrocë në Kuvendin e Kosovës, z.Fetah Rudi nga Malisheva. Rudi është deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një gjest për t’u përshëndetur!

Lexo po ashtu:  Shqiptari Muharrem Maloku, kandidat për deputet në Zvicër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *