Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha të dielën se forcat turke i kanë rrëzuar dy aeroplanë të regjimit sirian në provincën Idlib pasi këta aeroplanë i kishin sulmuar aeroplanët turq.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Dy aeroplanë të tipit SU-24 të regjimit janë rrëzuar pasi i sulmuan aeroplanët tanë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Në njoftim gjithashtu thuhet se një sistem i mbrojtjes ajrore, i cili e rrëzoi një dron të armatosur turk, dhe dy sisteme të tjera janë shkatërruar.

Turqia të dielën e filloi operacionin “Mburoja e Pranverës” në Idblib pas sulmit vdekjeprurës ndaj ushtarëve turq nga forcat siriane në orët e vona të së enjtes.

Në këtë sulm mbetën të vrarë 34 ushtarë turq dhe u lënduan dhjetëra të tjerë, shkruan “Anadolu”.

Pas këtij sulmi, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka marrë vendim që t’ua hapë dyert drejt BE-së refugjatëve sirianë, duke u arsyetuar se Turqia nuk mund ta përballojë valën e re të imigrantëve që po largohen nga Siria.

Lexo po ashtu:  Zv. Kryeministri, Abazi: Fjalimi i parë në përfaqësimin e qeverisë Kurti në rajon, Greqia ta pranoj Kosovën si shtet...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *