Me ftesë të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, njëherit mik i madh i Kosovës ka marrë pjesë në inaugurimin e shtatorës së Majlinda Kelmendit.

E pas kësaj ngjarje Vizer ka folur për Majlinda Kelmendin, ku ka treguar që pas arritjes së fitores të medaljes së artë kishte qarë nga emocionet.

“Unë e njoh Majlindën që prej kohësh pas pranimit në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos. Më vonë ishte Kampionati Botëror për junior në Paris dhe për herë të parë ishte duke u intonuar himni i Kosovës dhe flamuri i Kosovës ishte aty. Sinqerisht unë isha duke qarë nga emocionet dhe respekti për përpjekjet e saj dhe përpjekjet e Federatës së Xhudos. Me këtë rast unë dua te përgëzojë kryetarin Agron Kuka, trajnerin Dritonin dhe të gjithë anëtaret e federatës për rezultatet më të mira të arritura nga ta, dhe më shumë se kaq është një rast i vetëm që rezulton nga Majlinda që vërtetohet se Kosova ka një sistem të fortë metodik në xhudo dhe shpresoj që në lojërat e radhës Olimpike në Tokio ata do të kenë mundësinë të marrin edhe më shumë medalje”, tha presidenti i Xhudos.

Lexo po ashtu:  Quique Setien synon rekordin e Ernesto Valverde

Shtatorja e Majlinda Kelmendit u inaugurua në qytetin e lindjes së xhudistes në Pejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *