Sipas mikut të Lincolnit, Uard Hill Lamon, tre ditë para vrasjes së tij më 14 prill 1865 presidenti i kish rrëfyer një ëndërr të çuditshme që kish parë. Lamon e rrëfeu historinë në biografinë e tij të Lincoln, me titull “Kujtime të Abraham Lincoln 1847-1865”, në të cilën ai përshkroi se si Lincoln i kish thënë që, në ëndrrën e tij qe zgjuar në Shtëpinë e Bardhë me zhurmën e të qarave.

Pasi eci nga dhoma në dhomë dhe nuk gjeti “asnjë person të gjallë”, Lincoln hyri në Sallën Lindore dhe zbuloi një arkëmort të madh me një kufomë të shtruar mbi të, të mbështjellë me rrobat e varrimit. Përreth skenës ishin një përzgjedhje e ushtarëve dhe një grup vajtonjësish, të cilët ishin burimi i zhurmës. Lincoln vazhdoi të zbulojë se iu afrua kufomës dhe pyeti një prej ushtarëve: “Kush ka vdekur në Shtëpinë e Bardhë?” Pas një pauze, ushtari u përgjigj: “Presidenti, ai u vra nga një vrasës.”

Shumë komentues në të kaluarën kanë shtuar cilësi profetike për këtë ngjarje, megjithatë ajo ndoshta thjesht zbulon tensionin e madh dhe shumë të vërtetë që presidenti ndjente në atë kohë. Presidenti kish marrë shumë kërcënime për jetën dhe, me gjendjen e tronditur të Amerikës pas luftës civile të përgjakshme dhe shkatërruese, një atentat ndaj jetës së tij kishte qenë një mundësi shumë e vërtetë, që mund t’i jetë bërë fiksim.

Lexo po ashtu:  2020 nuk do të ketë emoji të reja për shkak të koronavirusit

Brenda tre ditësh pasi ia kishte rrëfyer Lamonit, Lincolni u vra me të vërtetë nga John Uilkes Booth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *