Masat e kontrollit të emigracionit në aeroportin e Dublinit në Irlandë që vënë në shenjestër shqiptarët dhe gjeorgjianët  janë ashpërsuar në javët e fundit. “Irish Times” ka publikuar një opinion të Dr Ciara Smyth, drejtoreshë programi për të drejtën ndërkombëtare në qendrën irlandeze për të drejtat e njeriut. Sipas saj, masat që po aplikohen ndaj shqiptarëve dhe gjeorgjianëve janë në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në artikull evidentohet se ministri i Drejtësisë Charlie Flanagan ka pranuar ekzistencën e këtyre masave. Kontrollet e emigracionit që kryhen normalisht në zonën e kontrollit të pasaportave tashmë po kryhen në shkallët e avionit dhe gjeorgjianët dhe shqiptarët që po zbresin me dokumente false po kthehen mbrapsht në fluturime kthimi.

Lëvizja ka si qëllim që të ndalojë shkatërrimin e dokumenteve të tyre të udhëtimit para se të paraqiten në zyrën e emigracionit dhe të kërkojnë azil.

Gjeorgjia dhe Shqipëria janë në listën e vendeve kryesore sa i përket azilkërkuesve në Irlandë.

Që nga prezantimi i masave të reja në aeroportin e Dublinit, janë rritur ndjeshëm numri i aplikimeve nga shtetasit e këtyre vendeve.

Lexo po ashtu:  Amerika në flakë...

“Kjo nuk është surprizë. Parandalimi i njerëzve për të zbritur nënkupton se ata nuk kanë mundësi që të aplikojnë për azil, diçka që zakonisht ndodh në zonën e kontrollit të pasaportave ose në vend, në zyrën e mbrojtjes ndërkombëtare që është në Mount Street në Dublin: shkruhet në artikullin e Irish Times.

Artikulli origjinal: https://www.irishtimes.com/opinion/ireland-is-illegally-turning-back-georgian-and-albanian-immigrants-1.4189447

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *