Leciester City, Newcastle United dhe Tottenham raportohet se janë shumë të interesuara për Vedat Muriqin.

“The Express” shkruan se Newcastle dhe Tottenhami e kanë vëzhguar sulmuesin e Fenerbahces gjatë javëve të kaluara, por edhe Leciester City është duke menduar për të.

Raportohet se Newcastle, Tottenham dhe Brunely kanë dërguar skautët e tyre në Turi për të vëzhguar reprezentuesin kosovar në javët e fundit.

Emri i Tottenhamit nuk është një befasi, pasi që londinezët edhe më herët kanë shprehur interesim për Muriqin, madje që prej shtatorit.

Fenerbahce kërkon rreth 30 milionë funte për shërbimet e sulmuesit.

Lexo po ashtu:  Kryeministri: “Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *