Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke iu përgjigjur deputetit të PDK Bekim Haxhiu ka thënë askush nuk do t’i prish marrëdhëniet Kosovë – SHBA.

Sipas Kurtit as ai si kryeministër e askush nuk mund t’i rrënojë marrëdhëniet SHBA – Kosovë.

“SHBA janë një aleatë dhe partnerë i pazëvendësueshëm dhe aq të thella e të fuqishme janë lidhjet tona me SHBA sa që s`ka kryeministër që i rrënon, as unë s`mund t`i rrënojë marrëdhëniet me SHBA e askush tjetër”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se është gabim i secilit që mendon se SHBA e Bashkimi Evropian janë të ndara në qëndrimet e tyre për Kosovën.

“Gabimi në politikën e jashtme është ajo që bëjmë me lojën e rrezikshme që ta duam SHBA e JO BE ata janë bashkë në fakt. SHBA e BE janë bashkë, është gabim të thuhet se Uashingtoni i mirë e Brukseli i keq”, ka thënë ai

Lexo po ashtu:  Betejë e fituar? 13 provinca në Kinë nuk kanë asnjë rast me koronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *