Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke iu përgjigjur deputetit të PDK Bekim Haxhiu ka thënë askush nuk do t’i prish marrëdhëniet Kosovë – SHBA.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Sipas Kurtit as ai si kryeministër e askush nuk mund t’i rrënojë marrëdhëniet SHBA – Kosovë.

“SHBA janë një aleatë dhe partnerë i pazëvendësueshëm dhe aq të thella e të fuqishme janë lidhjet tona me SHBA sa që s`ka kryeministër që i rrënon, as unë s`mund t`i rrënojë marrëdhëniet me SHBA e askush tjetër”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se është gabim i secilit që mendon se SHBA e Bashkimi Evropian janë të ndara në qëndrimet e tyre për Kosovën.

“Gabimi në politikën e jashtme është ajo që bëjmë me lojën e rrezikshme që ta duam SHBA e JO BE ata janë bashkë në fakt. SHBA e BE janë bashkë, është gabim të thuhet se Uashingtoni i mirë e Brukseli i keq”, ka thënë ai

Lexo po ashtu:  Sa fort që janë krenarë norvegjezet me flamurin kombëtar, identitetin, historinë dhe kulturën - Shqiptarët duhet të mësojnë shumë nga ky komb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com