Në 2017-ën u zbulua se iOS artificialisht kufizonte shpejtësinë e procesorit me ndërsa bateritë e smartfonëve vjetëroheshin.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Apple ka pranuar të paguajë një gjobë me vlerë 500 milionë dollarë pasi pranoi se ka ngadalësuar qëllimisht modelet e vjetra të iPhone.
Gjoba do të shkojë për të dëmshpërblyer përdoruesit e iPhone 6 dhe 7 të cilat Apple i ka ngadalësuar me qëllim që të ruajë jetëgjatësinë e baterisë.
Kështu Apple do të paguajë 25 dollarë për çdo përdorues të iPhone.
Në 2017-ën u zbulua se iOS artificialisht kufizonte shpejtësinë e procesorit ndërsa bateritë e smartfonëve vjetëroheshin.
Kjo taktikë është përdorur për të penguar probleme reale me performancën dhe parandaluar fikjen e papritur të telefonit. Por Apple nuk zbuloi ekzistencën e një gjëje të tillë.
Autoritetet Franceze dhe Italiane kanë gjobitur Apple. Në Francë kompania pagoi 25 milionë dollarë. Apple uli koston e zëvendësimit të baterisë dhe ofroi rimbursim të pjesshëm për përdoruesit.




