Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se shteti i tij nuk do ta mbajë më i vetëm barrën e përkujdesjes për emigrantët.

“Tashmë ka marrë fund epoka e sakrificave të njëanshme”, tha Erdogan, në një takim të partisë së tij, AKP, në Ankara.

“Qëkur Turqia hapi kufijtë, më shumë se 100000 emigrantë janë nisur për në Evropë dhe ky numër, së shpejti, do të arrijë në një milion”, vazhdoi ai.
>

Mijëra emigrantë kanë vërshuar në pikën e kalimit kufitar me Greqinë, në qytetin Edirne, pas njoftimit që bënë të premten zyrtarët turq se nuk do t’i ndalonin më emigrantët e paligjshëm që të hynin në Evropë.

Ankaraja është ankuar vazhdimisht se Evropa ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të saj të marrëveshjes BE-Turqi për refugjatët, në vitin 2016, me të cilën duhej të ndihmoheshin emigrantët dhe të frenohej fluksi i mëtejshëm i tyre./ATSH/

Lexo po ashtu:  Suedi , gjashtë muaj burg për ata që i shkelin rregullat e karantinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *