Ju jeni ajo çfarë hani, apo jo? Për gratë mbi moshën 50 vjeç, konsumimi i ushqimeve të duhura është akoma edhe më i rëndësishëm, në mënyrë që të shmangen problemet me shëndetin.

Ekspertët sugjerojnë që gratë mbi moshën 50 vjeç duhet të synojnë 3 lëndë ushqyese të rëndësishme për të luftuar ndryshimet e zakonshme të shkaktuara nga plakja.

  1. Kalciumin për shëndetin e kockave

Osteoporoza merr shumë vëmendje, dhe shumica e grave më në moshë e kuptojnë se  risku për të zhvilluar këtë sëmundje të zemrës rritet me moshën. Në fakt, një në tre gra mbi moshën 50 vjeç është e rrezikuar për thyerje të kockave të shkaktuar nga osteoporoza. Osteoporoza ndikon edhe në meshkuj, gjithashtu, por jo në shkallë aq të lartë sa femrat.

Ne përthithim më pak kalcium me rritjen e moshës, dhe aftësia e disa grave për të toleruar qumështin dhe produktet e tij, burimet më të mira të kalciumit, gjithashtu ulet me rritjen e moshës. Perimet e gjelbërta dhe  lëngu i i fortifikuar i portokallit janë gjithashtu burime të mira për kalcium.

Lexo po ashtu:  Si ta mposhtni xhelozinë dhe të jetoni të lumtur?

Gratë mbi 50 vjeç kanë nevojë për 1,200 miligramë kalcium në ditë.

  1. Proteina për muskuj të shëndetshëm

Gratë më në moshë kanë tendencën të qëndrojnë më shumë ulur e të ushtrohen më pak. Kjo i bashkohet dhe një procesi natyral të plakjes, të quajtur sarkopenia, që është humbja e masës muskulare. Deri sa të kenë mbushur 80 vjeç, gratë mund të humbasin deri në gjysmën e masës së tyre muskulare. Konsumimi i mjaftueshëm proteinë redukton impaktin e humbjes së asaj mase muskulare.

Dietat me bazë bimore që nuk përfshijnë mishin, që është një burim i rëndësishëm për proteinat, mund të sigurojnë mjaftueshëm proteina nëse bëjnë zgjedhjet e duhura. Ekspertët rekomandojnë sojën, kuinonë, vezët, produktet e qumështit, arrat, farat dhe fasulet.

Nevojat për proteina varen dhe në peshën tuaj. Për gratë e moshës mbi 50 vjeç, ekspertët rekomandojnë 1 deri në 1.5 gram proteinë për kilogram në peshë. Për shembull, nëse peshoni rreth 63 kg, do të keni nevojë për rreth 63 gram proteina në ditë.

  1. Vitamina B – 12 për funksionin e trurit
Lexo po ashtu:  Artikulli në BBC/ Shkencëtarët konfirmojnë: Duhen mesatarisht 5 ditë për shfaqjen e simptomave. Po kaluan 12 ditë pa to, nuk ka gjasa të shfaqen më

Me rritjen e moshës, gratë përthithin më pak lëndë ushqyese nga ushqimi i tyre. Një nga këto lëndë ushqyese të rëndësishme që ato mund të mos jenë duke marrë në sasinë e duhur është vitamina B – 12, që është thelbësore për ruajtjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionit të trurit.

Burimet më të mira për vitaminën B janë vezët, qumështi, peshku, drithërat etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *