Kriza identitare e disa kriptomonedhave qëndron tek fakti se bitcoin në fillim ishte menduar si një formë pagese, por sot nuk sillet njësoj si një dollar, euro apo paund.Kriza identitare e Bitcoin

Është bitcoin një kriptomonedhë? Epo mund të përdoret për të blerë, shitur dhe vendosur çmime produkteve njësoj si dollari dhe euroja.

Një komoditet? Në fakt sillet sikur të ishte naftë apo ar dhe mund të shitet dhe blihet në tregje ose përmes derivateve si kontratat “futures.”

Por një letër me vlerë? Shumë kriptomonedha janë të tilla në një farë mënyre. Ato hidhen në qarkullim njësoj si aksionet në “Ofertat Fillestare të Monedhës” dhe përdoren për të përfaqësuar aksionet në projektet online.

Debati mund të duket abstrakt me pak sfond financiar, por po tërheq vëmendje e ekonomistëve dhe juristëve të cilët thonë se ky debat mund të ketë implikime të mëdha në të ardhmen e kriptomonedhave.

Mënyra sesi bitcoin dhe asete të tjera dixhitale do të trajtohen ka për të përcaktuar mënyrën sesi do të rregullohen në mbarë botën. Gjithashtu rregullores të cilës do ti nënshtrohen do të përcaktojë nëse kanë për të ngelur në këtë stad apo të bëhen një aset i përdorshëm në masë.

Pra si do ti trajtojnë rregullatorët?

Lexo po ashtu:  Një vajzë

Në SHBA autoritetet federale thonë se shohin elementë të një letre me vlerë por edhe një komoditeti, por shumica e ekonomive më të mëdha të botës nuk kanë ardhur me një rregullore të qartë.

Bashkimi Evropian këtë vit do të vijë me një bazë rregullatorë e cila mund të shohë kriptomonedhat i nënshtrohen rregullave ekzistuese ose një seti të ri rregullash të krijuara.

Për aktorët kryesorë të tregut, mënyra sesi bitcoin dhe lloji i tij do të rregullohen do të shkaktojë degëzime.

Tregjet e komoditeteve operojnë me mbikëqyrje shumë të vogël rregullatorë. Letrat me vlerë janë subjekt i rregullave kryesisht me transparencën e çmimit, raportimin e tregtimit dhe abuzimin me tregun.

“Kur kalojmë nëpër procesin e një letre me vlerë, ne shpenzojmë shumë për tu siguruar se jemi brenda kuadrit rregullatorë,” shprehej Benjamin Tsai, president i Wave Financial, një kompani që mbikëqyr asete me vlerë 40 milionë dollarë.

Karakteri

Kriza identitare e disa kriptomonedhave qëndron tek fakti se bitcoin në fillim ishte menduar si një formë pagese, por sot nuk sillet njësoj si një dollar, euro apo paund.

Gjithashtu nuk vlen për të ruajtur vlerën sepse ka paqëndrueshmëri të çmimit dhe përjashtohet si aset këmbimi për shkak të rrjetit të ngadaltë dhe kostove të larta të transferimit.

Lexo po ashtu:  Limiti i thirrjeve të WhatsApp së shpejti me 50 persona por me një kusht

Por rritja e tregut të kredidhënies në bitcoin ka filluar të japë detajet e para të karakterit të tij.

Kredidhënia në bitcoin shkon për ato kompani të cilat fitojnë në kriptomonedha si përpunuesit e pagesave dhe gërmuesit të cilët janë në kërkim të parave tradicionale për mbulimin e shpenzimeve. Gjithashtu tregtarët të cilët nuk duan të shesin bitcoin-ët e tyre mund ti përdorin si kolateral për të marrë kredi në para.

Karakteristikat kryesore të këtij tregu si zbulimi i tregut sipas çmimit dhe motivimi për të kërkuar likuiditet janë të ngjashme me atë të dhënies me qira të komoditeteve sipas aktorëve të tregut dhe ekonomistëve.

Një prej ngjashmërive më të mëdha është këto asete “ushqehen” nga dëshira e njerëzve për të fituar likuiditet.

Tregu i kredidhënies së bitcoin është rritur në heshtje si vetëm një sektor periferik i industrisë së kriptomonedhave i cili vetë shquhet për mungesën e transparencës. Edhe pse nuk ka informacione të cilat japin një pasqyrë të qartë të përmasave të këtij tregu, ekspertët thonë se ka shënuar rritje të ndjeshme vitin e kaluar.

Genesis Capital një prej kredidhënësve më të mëdhenj në treg tha se kreditë e dhëna kishin vlerë 545 milionë dollarë në 2019-ën ndryshe nga 100 milionë dollarë në 2018.

Lexo po ashtu:  WordPress sjell opsionin e shumëkërkuar

Interesi i këtij tregu përllogaritet në 4-5% ndërsa ata që japin kredi në para në këmbim të bitcoin interesi është 8%.

Instrumente financiarë

Ngjashmëria e kriptomonedhave me letrat me vlerë vjen kryesisht nga funksioni i tyre në ofertat fillestare të monedhave të cilat përdoren për të ngritur financime në para tradicionale.

ICO-të organizohen nga kompanitë të cilat kërkojnë financim për zhvillimin e teknologjive blockchain ose projekteve të kësaj fushe. Ata rrisin kapital duke hedhur në qarkullim monedha dixhitale të cilat mbajtësve u sigurojnë akses në sistemin dhe softuerin e ri ose në ndarjen e fitimeve të gjeneruara.

Shembull është kompania Zvicerane Aragon, një platformë menaxhimi për organizatat e decentralizuara dhe ka ngritur 25 milionë dollarë në 2017-ën duke hedhur monedha në qarkullim të cilat u jepnin mbajtësve të drejta votimi në mënyrën sesi sistemi zhvillohet.

Rregullatorët mund të zgjedhin të trajtojnë kriptomonedha të ndryshme në mënyra të ndryshme, në varësi të karakteristikave të tyre specifike, një qasje e adoptuar nga Britania vitin e kaluar.

Disa aktorë të tregut thonë se çdo përcaktim i kriptomonedhave si instrumente financiare të ngjashme me letrat me vlerë mund të jetë pozitiv me mbikëqyrje rregullatorë të balancuar nga potenciali për të lejuar financime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *