Të gjithë jemi të ‘bekuar’ me një sistem imunitar që lufton kundër faktorëve të jashtëm në çdo moment, por disa viruse ja dalin të futen në organizmin tonë sidoqoftë dhe arrijnë të na infektojnë. Gripi dhe ftohja janë shumë të zakonshme gjatë vitit për pjesën më të madhe të njerëzve, por nuk ka pse të jetë kështu.

Ekzistojnë një numër zakonesh të përditshme (për të cilat shumë prej nesh janë fajtorë) të cilat i neglizhojmë çdo ditë pasi nuk e kuptojnë se sa shumë ndikojnë ato në shëndetin tonë. Sipas specialistëve ekzistojnë disa ndryshime të thjeshta që mund të na bëjnë më pak të predispozuar për tu sëmurur.

Ja disa prej tyre:

  1. Mos kafshoni thonjtë
  2. Lani duart më mirë dhe më gjatë
  3. Pini më shumë ujë
  4. Evitoni stresin e tepërt në punë
  5. Mos konsumoni shumë sheqer/ëmbëlsira
  6. Ndërroni veshjen tuaj pasi shkoni në shtëpi
  7. Kujdesuni për cilësinë e sapunit apo solucionit që përdorni për të larë duart
  8. Mos konsumoni alkool për të fjetur pasi ndikon në cilësinë e gjumit
  9. Mos pastroni në mënyrë konstante dhe ekstreme pasi ka disa mikrobe që janë të domosdoshme për njeriun
  10. Kujdes kur hipni në ashensor dhe sipërfaqet që prekni
  11. Mos bëni palestër në mënyrë të ekzagjeruar pasi dobësoni sistemin imunitar
  12. Kujdes sipërfaqet publike që prekni si mbajtëset e shkallëve apo dorezat e dyerve
  13. Mundohuni të ekspozoheni sa më shumë në diell
  14. Mos hani mbi tavolinën e punës
  15. Përpiquni të bëni një gjumë cilësor
  16. Hani shëndetshëm dhe evitoni konsumin e tepërt të ushqimeve të gatshme
  17. Evitoni vendet e publike me shumë njerëz si qendrat tregtare në një ditë piku (e Diel apo ditë  festash)
  18. Përpiquni të pastroni objektet që përdorni shpesh nga mikrobet e fshehura (psh. tastierën e kompjuterit)
  19. Nëse nuk evitoni dot shtrëngimet e shpeshta të duarve atëherë përpiquni ti lani ato sa më shumë.
Lexo po ashtu:  Motivim: “Ti vlen, ndaj mos lejo asnjë të të bëjë të ndihesh si i/e pavlerë”

Edel Strazimiri / SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *