Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian pritet të miratojnë sot një draft për masat që duhet të merren për ndalimin e fluksit të refughatëve të paligjshëm në hapësirën europiane.

Kalimi illegal nuk do të tolerohet. BE-ja dhe anëtarët e saj do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar këtë të ndodhë dhe u kërkon migrantëve të mos rrezikojnë jetët e tyre duke tentuar kalimin illegal përmes tokës apo detit, citon gazeta greke “Kathimerini” draftin.

Dokumenti parashikon edhe dislokimin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të FRONTEX teksa bën thirrje që çdo subjekt që vepron në terren të mos lejojë përhapjen e lajmeve të rreme. Përmes këtij dokumenti Këshilli i kërkon Turqisë që t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2016 dhe të mos ndërmarrë veprime që rrezikojnë jetët njerëzore.

Situate ka hyrë në fazën e emergjencës pasi Turqia hapi kufijtë për të lejuar kalimin e refugjatëve drejt Europës.

Lexo po ashtu:  Zbulohet njësiti guerril që fshiu germat e Teatrit Kombëtar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *