Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pas kthimit nga Washington, siç kishte paralajmëruar, shpalli datën e zgjedhjeve në Serbi, 26 prill. Por kjo nuk ishte e tëra çfarë kishte për të thënë, ai e bëri të qartë se nuk ishte diskutuar për ‘marrëveshjen e madhe’ mes Kosovës e Serbisë dhe e gjitha çka është përfolur janë lajme të rreme. Ai ju përgjigj edhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa i përket çnjohjes së Kosovës nga Sierra Leone dhe heqja pjesshme e tarifave duke mos përfillur deklaratat e qeverisë kosovare kur tha se presin heqjen e tërësishme të tarifave me paralajmërimin se kosovarët ‘nuk janë ata që i tregojnë atij si të bëjë punët e tij’.

Vucic ishte i prerë se lajmi se është arritur marrëveshje mes Beogradit e Prishtinës është gënjeshtër. Ai shtoi se “për këtë nuk është biseduar dhe nuk ekziston. Sikur të ekzistonte i pari do të jua thosha, pasi kurrë nuk kam fshehur asgjë nga populli im as gjërat më të dhimbshme” tha ai.

Lexo po ashtu:  KFOR-i reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit: Ne jemi e vetmja forcë ushtarake e autorizuar në Kosovë

“Bashkëbiseduesit e mi në Washington treguan vullnet të mirë të na dëgjojnë, e unë nuk jam dikush që e bazoj politikën në fantazi e ëndrra, posaçërisht atë të Serbisë, por mendoj se dera në Washington për ne së paku të jetë e hapur”.

“Grenell kishte të drejtë kur tha se nuk ka një marrëveshje të madhe. Unë kam thënë se nuk do të ketë bisedime thelbësore deri atëherë kur të hiqen taksat”.

Vucic shtoi se në Washington është biseduar edhe për ‘mini-shengen’, që ishte i një rëndësie të veçantë ekonomike. Me këtë rast e përmendi përsëri se pas dhjetë ditëve do të udhëtoj për në Berlin ku e pret takimi me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, ku njëra prej temave do të jetë Kosova.

Vucic përqeshi komentet nga Kosova pas tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Sierra Leone, që e konsideronin këtë veprim si shkelje të vullnetit të mirë pas pezullimit të pjesshëm të tarifave nga Kosova. Vucic tha se kur “dikush ju godet me grushte e pastaj vjen e ju thotë se tani e tutje ju rrah vetëm me shpulla pak, madje nuk ju lë as të ndërroni kyçin e derës për t’u mbrojtur”.

Lexo po ashtu:  Deputeti grek gris flamurin turk në Parlamentin Europan, Ankaraja: PE të merret me këtë klloun!

Ai vazhdoi pas anekdotës e tha se qëndrimi rreth vazhdimit të dialogut me Prishtinën është i qartë dhe se e gjitha çka ju ka thënë ish administratës së BE’së ka tre vite nuk ka ndryshuar.

“Ju nuk mund të na tregoni ne si të bëjmë punën tonë. Atë moment kur nënshkruani se deri para përfundimit të dialogut nuk do të kërkoni pranim në Interpol, UNESCO e organizata tjera ndërkombëtare, jemi të gatshëm të themi se do bëjmë ‘pauzë’ ofensivën e diplomatike të drejtuar për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë të ashtuquajturës Kosovës”.

Ai përsëriti qëndrimin e tij për një ‘kompromis’ që nuk e ka detajuar asnjëherë por është spekuluar, e tha se nëse do të ketë marrëveshje me kompromis do të arrihet. Ai shtoi se paqja dhe stabiliteti duhet të ruhen sipas tij me një shpoti për opozitën serbe dhe që tani po bëhet gati për fushatë zgjedhore presidenti serb Vucic duke i vlerësuar ata si të padenjë për udhëheqjen e Serbisë, si zakonisht harron se edhe ai kishte mbajtur poste në ato qeveri.

Lexo po ashtu:  Reagon Rexhep Qosja ndaj poetit cetnik serb, Gojko Gjogo: "Janë të zënë sundimtarët tanë dhe çerekakademikët e tyre me pajtimin që t’i dhurohen Malit të Zi disa mija hektarë tokë me rëndësi ekonomike e gjeostrategjike, por, por jo edhe me ..."

“Atyre që mendojnë se është koha për klithje për luftë në të gjitha anët, dua të jua bëj me dije se kështu bërtasin në mbrëmje, e të nesërmen do të flisnin se kështu po shkatërrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk më shkon në mendje të jem pjesë e këtyre lojnave nuk më shkon mendja. Do ta ruaj vendin nga destablizimi, do të ruajmë interesin kombëtar të cilin ata nuk mundën ta mbrojnë nga 2000’ta deri 2012’ta, e as gjatë të nëntëdhjetave deri në 2000’tat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *