Doganierit malazez i pengon simboli i shqiponjës! (video)

Doganieri malazez në Aeroportin e Podgoricës reagon me nervozizëm për shkak se udhëtari e bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Udhëtari Sead Nikaj i cili mbërriti në Aeroportin e Podgoricës, në dalje të aeroportit i përshëndeti familjarët e tij duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, me çrast punonjësi i aeroportit, i cili në bazë të uniformës duket se është doganier, me nervozizëm reagoi duke tentuar ta largonte.

Doganieri në fjalë i drejtohet udhëtarit duke i thënë “Ik, ik, atë bëje atje diku tjetër, këtu nuk e bënë, këtu nuk ka…”.

“Po ka këtu, jam në tokën time…”, në mes tjerash i është përgjigjur Nikaj.

Situata si kjo nuk janë të rralla, dhe veç dëshmojnë se sa të padëshiruar janë shqiptarët në trojet e veta në Mal të Zi.

Sipas gjitha gjasave, Nikaj është një ndër mërgimtarët e shumtë të cilët po vinë në Malësi për të votuar në zgjedhjet e 3 marsit. /malesia/

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *