Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra, se s’ka me prit.
Të vdesim sot me besa-besë
pranë flamurit të kuq q’u ngrit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Pranë flamurit, pranë flamurit,
me shpatë zhveshur shqipëtarisht,
Për dhen’ e babës edhe të burrit
kemi me vdekur sot burrërisht.
E Drini plak me oshëtima
mbi Shqipërinë valët po dredh;
Tosk’ edhe Gegë, si vetëtima
armikut bini se dita erdhi.

Ejani burra malit përpjetë
duke u betuar vdekj’ a liri.
Se s’ka m’e ëmbël në këtë jetë,
kur vdes shqiptari për Shqipëri!
- Mihal Grameno /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress





