Të dashur miq e familjar; të dashur shqiptarë,
Në prag të zgjedhjeve historike, për zgjedhjet lokale në Malësi, është koha për reflektim. Kohë kjo, që shpresoj që gjithsecili nga ne do ta shfrytëzojë për të menduar për të ardhmen e vendit tonë.
Forumi Shqiptar, “Malësia na Bashkon”, është lista e vetme qëllim – mirë, e cila do t’i mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Malësi dhe mbi të gjitha do të sigurojë një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.
Jemi dëshmitarë se këto troje po zbrazen dita ditës. Por, për të ndalur këtë trend fatkeq, ne duhet bashkuar tani, si asnjëherë më parë, për t’i dal zot vendit, siç ka bërë shqiptari çdo herë në kohëra të vështira.
Lista jonë, jo vetëm se përfaqëson denjësisht grupacione intelektuale, patriotike por edhe të rinjë e të reja, meqenëse ata janë e ardhmja jonë, prandaj meritojnë votën e malësorëve.
Vota juaj për numrin 5 , për Forumin Shqiptar, është votë e denjë për çdo shqiptar që e donë vendin e vet.
E ardhmja lind sot, prandaj të sigurojmë të nesërmen duke votuar koalicionin Forumi Shqiptar, ”Malësia na Bashkon”!
Albert Camaj
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress