Sfondi i errët i telefonit ju shkakton më pak tendosje në sy, sidomos në ambiente të errëta.
WhatsApp më në fund ka modalitetin Dark Mode, dhe është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në Android dhe iOS.
Siç sugjeron dhe emri, modaliteti i errët i fik dritat, dhe ju lejon të përdorni WhatsApp natën pa ju tendosur sytë apo pa bezdisur personin që keni afër.
Modaliteti i errët është një gjë e zakontë kohët e fundit në shumë aplikacione. Edhe Android edhe iOS ju lejojnë të zgjidhni tema të errëta në nivel sistemi, dhe shumë aplikacione ofrojnë modalitetet e tyre të errëta.
Sfondi i errët i telefonit ju shkakton më pak tendosje në sy, sidomos në ambiente të errëta.
WhatsApp ka vepruar pak me vonesë, pasi shumë aplikacione të tjera tashmë e kanë ofruar këtë modalitet.
Si të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp?
Për të aktivizuar modalitetin e errët, fillimisht ju duhet të përditësoni aplikacionin. Më pas, nëse jeni përdorues i Android 10 ose iOS 13, aktivizoni modalitetin në rregullimet e sistemit. Në mënyrë alternative, nëse jeni përdorues i Andoid 9 ose më poshtë, hapni aplikacionin, dhe klikoni Settings > Chats > Theme > Dark.
Siç e përmendëm më lart, WhatsApp ka vepruar me vonesë për sa i përket modalitetit Dark Mode, pasi shumë aplikacione kanë bërë pjesë të tyren këtë modalitet muaj më parë, ndoshta edhe vite.