Më shumë se pasioni, i kërkuar nga syri i shkelur i Ibrahimovic, do të vlejë karta e identitetit. Milan i Rangnick, të cilit Ivan Gazidis është gati ti japë kartën e bardhë – edhe për faktin se ky është kushti i teknikut gjerman -, nuk do të kalojë vetëm nëpër një ndryshim të filozofisë së lojës, por edhe, nga rifreskimi i organikës, që duhet thënë se edhe tani është më e reja në Serie A. Nga Gjermania, insistojnë në fakt mbi një të vecantë domethënëse: Rangnick kërkon një lojë të shpejtë e agresive, krijuar nga rikuperimi i topit në mesfushën kundërshtare e kundërsulme të shpejta e, për ta ndihmuar ka nevojë e kërkon lojtarë maksimumi 24 vjecarë. Është e kuptueshme se kjo do të thotë lamtumirë Zlatan Ibrahimovic, por edhe do të sjellë sakrificën e senatorëve të tjerë të Milan.

Lista sipas datës së lindjes është e gjatë e, natyrisht, largimi i veteranëve nuk mund ta lërë të kënaqur Rangnick. Por lojtarët në dalje, nëse do të dëgjohen dëshirat e teknikut, do të jenë shumë. Lucas Biglia, për shembull, asnjëherë i përdorur nga Pioli e me 34 vitet e tij, ashtu si Begovic (32), Antonio Donnarumma (29), Kjaer (30), Musacchio (29) e Bonaventura (30).

Lexo po ashtu:  Dortmund blen përfundimisht Emre Can

Këtyre mund ti shtohet Laxalt (27), por over 24 janë edhe kapiteni Romagnoli (25), Conti (26), Krunic (26), Calhanolgu (26), Castillejo (25) e Rebic (26). Sipas limitit të moshës që imponon gjermani, do të mbeteshin fare pak. Por sigurisht që as tekniku i mundshëm e as shoqëria nuk e mendojnë një revolucion të këtij tipi, por sigurisht që disa situata do të merren në konsideratë seriozisht e vera milaniste parashikohet e nxehtë.

Kështu, të paktën në qëllim, Milani i ri do të jetë agresiv, modern, i shpejtë por, mbi të gjitha, i ri. Nëse do të jetë fitues mbetet për tu zbuluar, e kompetitiv gjithashtu. Por rrugë që do të marrë është kjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *