Përveç 5G, HMD Global thotë se Nokia 7.2 dhe 3310 do të shfaqen gjithashtu në filmin e ardhshëm. Ajo çfarë kompania nuk ka konfirmuar është nëse vetë 007 do të shohë një telefon Nokia.Nokia do të prezantojë telefonin e ri në filmin James Bond

Kur të debutojë filmi No Time to Die i James Bond në Nëntor, do të shihni edhe pamjet e para të telefonëve të fundit Nokia.

Gjithashtu do të keni shansin të shikoni telefonin e parë 5G komercial me markën Nokia prodhuar nga HMD Global më 8 Mars.

Reklama do të përfshijë karakterin e Lashana Lynch, agjentet 00 Nomi, duke realizuar një mision me telefonin e ri të kompanisë që HMD ka në plan ta shesë nga data 19 Mars.

Përveç 5G, HMD Global thotë se Nokia 7.2 dhe 3310 do të shfaqen gjithashtu në filmin e ardhshëm. Ajo çfarë kompania nuk ka konfirmuar është nëse vetë 007 do të shohë një telefon Nokia.

Nëse keni parë filmin e Daniel Craig, kjo nuk përbën surprizë. Sony ishte i gatshëm të paguante 5 milionë dollarë që Craig të përdorte një telefon Sony gjatë filmit Spectre në 2015.

Lexo po ashtu:  Sot nisi Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën shqipe, do të marrin pjesë mbi 100 seminaristë të huaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *