Numri i njerëzve që kanë zgjedhur të ushqehen pa gluten është trefishuar nga viti 2009 deri në vitin 2016, thonë studimet e kohëve të fundit. Por ama, sipas tyre, gjatë të njëjtës periudhë, numri i njerëzve të diagnostikuar me sëmundjet celiake, pra që kanë nevojë për këtë ushim, ka rënë me 17 përqind.

Disa konsumatorë mburren me këtë stil ushqyerjeje, që supozohet të ndihmojë në rënien në peshë. Raftet e supermarketeve edhe në Shqipëri janë të mbushura me produkte pa gluten, që nxjerr në pah faktin se eliminimi i glutenit është mania ushqimore e rradhës. Për 1 përqind të popullësisë që vuan nga sëmundjet celiake, ushqyerja e shëndetshme është e domosdoshme për mirëqenien e tyre. Nëse vuani nga kjo sëmundje dhe konsumoni ushqime me gluten, atëherë do të vuani nga gazrat, tretja jo normale, të përzjerat, lodhja dhe rënia e tepërt në peshë. Me kalimin e kohës, sistemi imunitar dhe kundërpërgjigjet e shkaktuara nga gluteni do të dëmtojnë zorrët, duke e bërë akoma më të vështirë për trupin që të përthithë ushqyesit nga ushqimet.

Lexo po ashtu:  Si ta trajtoni djegien nga dielli!

Ushqyerja pa gluten, shkon përtej mosushqyerjes me bukë. Është e domosdoshme që të dini se cilët janë ushqimet që mundeni të konsumoni ose jo, sepse i gjithë shëndeti juaj varet prej saj. Ekspertët janë ata që mund dhe duhet t’ju ndihmojnë me një plan të mirëfilltë ushqimor. AgroWeb.org ju shpjegon disa prej gabimeve që bëjnë zakonisht njerëzit që kanë hequr dorë nga gluteni Heqja dorë nga gluteni pa qenë e nevojshme Nëse nuk jeni të prekur nga sëmundja celiake atëherë nuk keni përse të hiqni dorë nga gluteni. Njerëzit kanë tendencën të mendojnë se po humbasin në peshë dhe ndihen mirë nëse heqin dorë nga gluteni, por një gjë e tillë ndodh edhe sepse duke hequr dorë nga produktet me gluten, keni hequr dorë njëkohësisht nga ushqimet e përpunuara me substanca shtesë. Heqja dorë nga gluteni duhet bërë vetëm nga njerëzit që nuk e tolerojnë dot atë. Heqja dorë nga drithërat do të thotë se nuk merrni prej tyre vitaminat dhe mineralet e nevojshme. Nëse nuk vuani nga sëmundja celiake konsumoni fruta, perime dhe drithëra të plota që të siguroheni se po ushqeheni siç duhet. Ushqimet e përpunuara Në larminë e produkteve pa gluten gjenden edhe disa lloje bukësh, ëmbëlsirash dhe biskotash, që në dukje janë një zgjedhje e duhur, por jo domosdoshmërisht të shëndetshme. Në këto produkte, gluteni zëvëndësohet me yndyrna ose sheqerna shtesë. Njerëzit që nuk e tolerojnë dot glutenin duhet të konsumojnë ushqim të mirëfilltë: fruta dhe perime, proteina, yndyrna të shëndetshme, bishtajore, arrorë dhe produkte bulmeti.
A i kuptoni etiketat? Suksesi i ushqyerjes pa gluten qëndron tek aftësia për të lexuar dhe kuptuar etiketat e produkteve. Gluteni është një proteinë që gjendet te shumë drithëra. Ruhuni nga gruri, elbi, thekra, tërshëra, krundet, majaja e birrës etj. Kjo e fundit gjendet edhe te birra dhe vera, ndaj përpara se t’i dorëzoheni kënaqësisë, lexoni etiketën. Shpesh, shumë kompani shprehen se produktet e tyre prodhohen në të njëjtat ambiente ku prodhohen ushqimet me gluten, ndaj lexoni etiketën që të shmangni probleme me gjurmët e glutenit. Nëse jeni të pasigurt konsultohuni me mjekun. Ushqyesit kryesorë Ushqyerja pa gluten nuk do të thotë se duhet të eliminoni të gjitha drithërat. Ju mund të konsumoni kuinoa, hikërr, oriz e të tjerë.
Për fat të keq, me heqjen dorë nga drithërat nuk nuk merrni fibrën e duhur apo vitaminat A dhe E. Ndaj nëse nuk vuani nga intoleranca ndaj glutenit, bëni mirë të mos e evitoni. Mineralet si hekuri, zinku, bakri dhe magnezi gjenden pikërisht tek drithrat por edhe te frutat dhe perimet, ndaj mos hezitoni t’i konsumoni.

Lexo po ashtu:  Mësoni cili është ushqimi më i mirë për të humbur peshë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *