Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për të kërkuar që Beogradi të ndalojë praktikat e deritashme të ndalimit dhe burgosjes së shtetasve të Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Këtë kërkesë Konjufca e ka bërë pasi autoritetet serbe gjatë janarit të këtij viti kanë ndaluar shtetasin kosovar Nezir Mehmetajn derisa po tentonte të kalonte kufirin në Merdare.

Neziraj vazhdon të mbetet në paraburgim në Serbi, siç pretendojnë autoritetet serbe për dyshimet rreth krimeve të luftës.

“Autoritetet serbe kanë vazhduar paraburgimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj i cili fillimisht ishte ndalur në kalimin kufitar në Merdare në janar 2020.  Ministri i Punëve të Jashtme kërkon nga partnerët tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që t’i kërkojnë Beogradit t’i ndalë këto praktika”, ka shkruar Konjuca në llogarinë e tij në twitter.

Lexo po ashtu:  Erdogan shprehet i gatshëm të ndërmjetësojë një marrëveshje të re për Bosnjen Postuar në 30 Gusht, 2021 20:50

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *