Gazetari Adriatik Kelmendi, pronar i dy kompanive të marketingut “Kelmedia” dhe “ProCon Group L.L.C”, duket se ka vendosur ta vazhdojë karrierën në kompaninë e Shkëlqim Devollit.

Në një prononcim për ai ka thënë se është ende ne negociata. Nuk e ka mohuar mundësinë e kalimit në televizionin që ka mbushur në shkurt 11 vjet.

“As nuk mund ta pohoj, as mohoj. Kam ofertë. Por, asgjë s’është definitive”, ka thënë Kelmendi për media

Në ditët e ardhshme pritet të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Klanit.

Autori i emisionit “Rubikon” pasi ishte larguar nga pozita e Kryeredaktorit në KTV kishte vazhduar të mbante emisionin në këtë televizion si produksion i jashtëm.

Nuk ishte larguar nga KTV’ja pasi Kelmendi ka pasur afërsi me themeluesin e Kohës, Veton Surroin, i cili ka shkuar për t’u intervistuar në shumicën e herëve në “Rubikon”.

Gazetari i ardhur nga Peja në Prishtinë pritet të vazhdojë karrierën pikërisht te media që lidhet me biznesmenin dukagjinas, Shkëlqim Devollin, i cili ka në pronësi Klan Kosovën.

Lexo po ashtu:  Mbështeti Palestinën, shkrimtarja e “New York Times” detyrohet të japë dorëheqjen

Kjo lëvizje e Kelmendit ka ardhur pasi Baton Haxhiu u largua nga Klan Kosova ku ka ushtruar pozitën e Drejtorit dhe themeluesit të televizionit.

Ende nuk është sqaruar deri në fund nëse largimi i Haxhiut lidhet me përfundimin e kontratës apo me faktin se drejtori i deridjeshme i televizionit kishte prishur punët me Vetëvendosjen, anëtarët e së cilës refuzojnë të shkojnë në Klan.

42-vjeçari nisi karrierën në gazetari në Koha Ditore. Në moshën 21 vjeçare ishte bërë redaktor i rubrikës së kulturës ndërsa dy vjet më vonë redaktor përgjegjës i gazetës. Shkollimin për gazetari e ka filluar në Tiranë. Një specializim e ka përfunduar në Britani të Madhe. Aktualisht është edhe ligjërues në një universitet privat.

Klan Kosova në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve figuron se është në pronësi të “Seine group”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *