Pak më parë është raportuar se janë shënuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Nga ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se dy të infektuarit janë babë e bir.

Po ashtu e ditur bëhet se ata kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë. Po ashtu është raportuar se gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe nuk kanë paraqitur komplikacione.

Bëhet thirrje nga instancat shëndetësore në Shqipëri se qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin të telefonojnë në nr.127.

Thirrjet janë edhe që të ruhet qetësia dhe të zbatohen të gjitha rregullat e higjenës.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë:

Konfirmohen dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri. Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet. MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti. MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra.

Lexo po ashtu:  Jetike për shëndetin / Doza e duhur e qumështit të bletës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *