Më parë, faqja e Apple kishte këshilluar kundra përdorimit të produkteve pastruese sepse ato mund të dëmtojnë shtresën e veçantë në ekran që shërben për shamgien e lënies së shenjave të gishtave.
Apple ka përditësuar uebsajtin me instruksionet se është në rregull të përdorni letra të lagëta dezinfektuese për të pastruar iPhone-in tuaj apo paijset e tjera Apple.
Më parë, faqja e Apple kishte këshilluar kundra përdorimit të produkteve pastruese sepse ato mund të dëmtojnë shtresën e veçantë në ekran që shërben për shamgien e lënies së shenjave të gishtave.
Ndryshimi vjen pas kërkesës së shumtë të njerëzve për të mbajtur duart dhe telefonat e tyre larg mikrobeve, pasi koronavirusi po përhapet në të gjithë botën.
Si të pastroni iPhone-in tuaj
- Fikni telefonin tuaj.
- Nëse do të përdorni letër të lagët dezinfektuese, pastroni sipërfaqen e telefonit me letër.
- Sigurohuni që të mos krijoni kontakt me ujin në portën e karikimit apo portat e tjera.
- Nëse nuk keni letër dezinfektuese, mund të përdorni një pëlhurë të butë të përshtatshme.
- Mos përdorni letra apo lecka me sipërfaqe të ashpër që mund të dëmtojnë ekranin.
- Mos spërkatni pastrues direkt në telefon dhe mos përdorni asgjë që përmban zbardhues.