Kriptomonedha më e madhe, Bitcoin, humbi 10% të vlerës në 24 orë. Shitja masive vjen në një moment kur çmimi i naftës ra me 30% në 31.02 dollarë për fuçi
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Vlera e kriptomonedhave ra me shpejtësi pas rënies së çmimit të naftës dhe shitjes së aksioneve në masë.
Vlera totale e tregut të kriptomonedhave u tkurr me 26.43 miliardë dollarë në 24 orët e fundit.
Kriptomonedha më e madhe, Bitcoin, humbi 10% të vlerës në 24 orë. Shitja masive vjen në një moment kur çmimi i naftës ra me 30% në 31.02 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që prej Shkurtit 2016.
Edhe kriptomonedhat e tjera si ethereum, XRP dhe bitcoin cash postuan humbje dyshifrore. Lëvizje të tilla të mëdha nuk janë të pazakonta në botën e kriptomonedhave të cilat njihen për paqëndrueshmërinë e tyre.
Lojtarët e tregut thanë se ky është një shans për të blerë disa bitcoin. Pavarësisht rënies të së Hënës, vlera e bitcoin është 9% më e lartë sesa për të njëjtën periudhë një vit më parë.




