Kryeministri italian Giuseppe Conte mbrëmjen e kësaj të hëne ka marrë një masë drastike, si një mënyrë për të luftuar përhapjen e koronavirusit në vend.

Në vendim e sotëm qeveria italiane ka shpallur gjithë Italinë “zonë të kuqe”. Në një konferencë për mediat kryeministri është shprehur se për shkak të përhapjes së koronavirusit tashmë jo vetëm zona veriore e Italisë por i gjithë vendi do të ketë masa kufizuese.

Gjithashtu shefi i qeverisë italiane Conte bëri apel që të gjithë të ndryshojnë zakonet e tyre dhe të kufizojnë udhëtimet.

“Ne kemi miratuar një vendim të ri bazuar në një supozim: nuk ka kohë. Numrat na tregojnë se ne kemi një rritje të rëndësishme të infeksioneve, të personave të shtruar në kujdes intensiv dhe nën-intensiv dhe fatkeqësisht, edhe të personave të vdekur. Zakonet tona duhet të ndryshojnë. Ata duhet të ndryshojnë tani. Vendosa të marr masa edhe më të rrepta menjëherë, më të forta . Masa është ajo që pritet dhe tani konsiderohet e pashmangshme: Jam gati të nënshkruaj një masë që mund ta përmbledhim si ‘Unë qëndroj në shtëpi ‘ .Nuk do të ketë më një zonë të kuqe në gadishull. Italia do të jetë e gjitha një zonë e mbrojtur“, u shpreh ai.

Lexo po ashtu:  BE i dhuron Shqipërisë 50 milionë euro për luftën ndaj koronavirusit

Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën 463 persona dhe mbi 7 mijë të tjerë janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *