Hulumtimi ka treguar që femrat e martuara konsumojnë më shumë alkool se ato të pamartuara, dhe për këtë i nxisin bashkëshortët.


Tregimi është i thjeshtë – femrat pas martesës konsumojnë më shumë alkool se ato të pamartuara, derisa te meshkujt trendi është i kundërt.

Megjithatë, që të mos i bëjmë meshkujt aq shumë të mirë, meshkujt janë ata që pas divorcit do të pinë shishen e plotë me alkool, dhe jo femrat.

Këtë hulumtim e kanë bërë sociologët me katër universitet amerikane, të nxitur nga ideja që më në fund të marrin përgjigjen për pyetjen për lidhjen reciproke në mes alkoolit dhe martesës.

Sipas rezultateve, martesa stabile redukton sasinë e alkoolit të cilën e konsumojnë meshkujt, por në mas të caktuar rrit sasinë e alkoolit që e konsumojnë femrat, ndërsa hulumtuesit janë të prirë për të konkluduar që bëhet fjalë për atë që meshkujt e martuar krijojnë atmosferën e konsumimit të alkoolit, i cili i nxit femrat që të bashkëngjiten.

Sigurisht, martesë më të lumtur kanë ata meshkuj që reduktojnë konsumin e alkoolit pas martesës.

Lexo po ashtu:  Sekretet për të qenë një grua me klas, joshëse dhe e zgjuar

Por, nëse vjen deri te ndarja, sjella është e ndryshme sepse femrat bien në depresion derisa meshkujt i kthehen alkoolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *