Agjencia për Barazi Gjinore (AGJB) dhe Zyra e Kryeministrit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot prezantuan lëndën e re Ekonomiksi Gjinor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti, deklaroi se është shqetësuese, rreth 80 për qind e grave janë jashtë tregut të punës, siç tha ai “‘me pabarazi gjinore humbasim të drejtat e njeriut dhe demokracinë”.

Kryeministri Kurti tha po ashtu se gratë e kanë shkallën më të lartë të të diplomuarve, por edhe shkallën më të ulët në tregun e punës. Mirëpo, me qeverisjen, e tij, ai tha se barazinë gjinore do ta bëjnë temë kryesore.

“Me programin e qeverisë, me Fondin për të rinjtë ndërmarrës dhe me ndihmën e partnerëve sikurse ambasada suedeze Sida-s, barazinë gjinore do ta bëjmë temën kryesore, e cila më tej bëhet pjesë e secilës politikë publike. Çdo ligj, rregullore, vendim e politikë publike do të udhëhiqet nga parimi i barazisë gjinore. Ekonomia ka perspektivë gjinore, prandaj, kjo lëndë është tejet e rëndësishme dhe do të mbështet nga qeveria”, tha Kurti.

Lexo po ashtu:  Pianistja e rrallë/ 106 vjeçarja publikon albumin e saj muzikor

Ndërsa, dekani i Fakultetit Ekonomik But Deda deklaroi se ka përparime në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, por dallimet gjinore ende janë të mëdha.

“Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Prishtinës prinë në regjion me lëndën e re Gjinia dhe Ekonomia, e në fakt jo vetëm në këtë fushë, por edhe në fusha tjera, Fakulteti Ekonomik prinë në regjion. Përkundër përparimeve në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, dallimet gjinore ende ekzistojnë. Këto dallime janë si rezultat i normave diskriminuese”, Deda.

Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, tha se kjo lëndë është për përgatitjen e kuadrove të reja, cila nisë të ligjërohet nga tetori i këtij viti.

Edhe ambasadorja suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny vlerësoi lart futjen e lëndës së re gjinore për ekonomi, pasi sipas saj, është mjaft e nevojshme për barazi gjinore.

Hernmarck Ahliny, shpreson se qeveria do të punojë në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe në respektimin e barazisë gjinore.

Në fund është bërë edhe dorëzimi i një fondi librash për studentët e Fakultetit Ekonomik.

Lexo po ashtu:  Shoqëria civile e fut kokën në zall si struci për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *