Atalanta është kualifikuar në cerekfinale të Champions League për herë të parë në histori. Pas 4-1 në San Siro në vajtje, zikaltrit e Gasperini janë imponuar 4-3 në shtëpinë e Valencia falë një mbrëmje magjike të Ilicic, autor i të katër golave. Në ndeshjen tjetër nuk bën kompromise Lepzig, që pasi kishte fituar në Londër i bën një tris Tottenham, që e nxjerr keq Mourinho nga turneu.

VALENCIA 3-4 ATALANTA
Një minutë e 20 sekonda. Kaq i ka mjaftuar Atalanta për ti bërë gjërat të qarta në Europë, duke shkruar historinë, me kalimin në tetë më të mirat e Kontinentit të Vjetër. Të besuarit e Gasperini kanë sulmuar kundërshtarin që në fillim, duke ndërtuar në 80 sekonda episodin që i siguroi të gjithë bergamaskët se do të shkonte mirë. Në një Mestalla të shkretë Atalanta mori skenën, duke u zbavitur e duke dhuruar një spektakël që e bëri krenar Bergamon, në momentin më të vështirë të qytetit. Njeriu i kopertinës është Josip Ilicic me pokerin e tij, edhe pse i gjithë grupi zikaltër ishte ekzaltues në fazën ofensive. I dhuroi vërtetë tre gola Valencias së Celades, ndoshta edhe vuajtur ndryshimin e modulit ofensiv të spanjollëve, por italianët dënuan me cinizëm sa herë kishin mundësinë, duke përfituar nga gafat e Diakhaby e Kondogbia. Dy penallti në pjesën e parë dhe dy të tjerë po nga Ilicic në të dytën sollën kualifikimin. Kështu, në shortin e cerekfinaleve të Champions League do të jetë Atalanta, që askush nuk e parashikoi deri diku, por që tani duhet ta kenë frikë.

Lexo po ashtu:  Mourinho: Unë mbrojta interesat e Unitedit para Pogbës

      

RED BULL LEIPZIG 3-0 TOTTENHAM HOTSPURS
Të fortë në suksesin në transfertë në ndeshjen e parë, për gjermanët e Leipzig është shumë e lehtë të kontrollojnë një ndeshje në të cilën Tottenham është prezantuar pa qendërsulmuesin kryesor e me pak bindje se mund të bënin përmbysjen në transfertë. Mourinho e kishte të qartë se duhej ndeshja perfeke për të marrë kualifikimin, por londinezët e kohëve të fundit vështirë se kanë qenë ndonjëherë perfektë. Kështu, Lepzig i bëri gjërat të qarta që në fillim, kur bardhekuqtë rrëmbyen një kalim historik në cerekfinale të Champions në dëm të londinezëve. Vendosi ndeshjen dygolëshi i Marcel Sabitzer në pjesën e parë e goli i Emil Forsberg tre minuta nga fundi.

  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *