Sulmuesi i Psg, Kylian Mbappé i është nënshtruar testit për koronavirus. Talenti francez ka kaluar një natë ankthi në pritje të daljes së rezultateve, për të mësuar nëse ishte i prekur nga virusi Covid 19 apo jo. Prej dy ditësh sulmuesi nuk stërvitej, zyrtarisht për dhimbje fyti. Përgjigjia positive e testit mund të ndryshonte krejtësisht zhvillimin e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions kundër Borussia Dortmund, në program të mërkurën në mbrëmje në Parc des Prince me dyer të mbyllura.

Për fat, elementët e parë kanë treguar mundësinë e një testi negative, që kanë konfirmuar kështu diagnozën e parë, të një problem të thjeshtë me fytin.

Lexo po ashtu:  Gara ndërkombëtare me motora do të mbahet në malet e Shqipërisë në 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *